Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka pranuar zgjedhje të parakohshme për shkak të stabilizimit të shtetit, dhe ashtu siç deklaroi, të mos vazhdojë agonia deri në vitin 2018, me përhapjen e urrejtjes, me grindje të qytetarëve, krijimin e pasigurisë, frikës mes njerëzve, mes investitorëve, bashkësisë së biznesit dhe te kompanitë të cilat hapin vende të reja të punës.
“Për mua shumë më i rëndësishëm është stabiliteti i shtetit, stabiliteti dhe siguria e qytetarëve, siguria në biznes, siguria në hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat nuk guxojmë të lejojnë të ndërpriten. Me reagimin tonë të djeshëm treguam edhe siguri në qëndrimet e qytetarëve në drejtim të përkrahjes sonë, në përkrahje të politikave tona, reformave, projekteve të cilat i premtojmë dhe realizojmë, në rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmës sociale, hapjen e mijëra vendeve të reja të punës, si asnjëherë deri tani, tërheqjen e kompanive të reja nga vendi dhe nga vendet e huaja, përkrahje për bujqit, investime në shëndetësi, në arsim dhe në të gjitha sferat tjera”, tha Gruevski në deklaratë për televizionin Sitell.
Ai shtoi se hapi i tyre i djeshëm është siguri në bindjet se VMRO-DPMNE-ja sërish do ta fitojë besimin e qytetarëve, përcjell zhurnal.
“Fuqishëm jemi të bindur se qytetarët do ta zgjedhin sërish këtë opsion, e jo opsionin e destruktivitetit dhe të përhapjes së urrejtjes. Nuk do ta zgjedhin opsionin, me të cilin i sjellin dëm shtetit për shkak të interesit partiak ose personal të dikujt që të vjen në pushtet. Ky opsion sërish do të mposhtet”, tha kryeministri Gruevski.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit