Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, pas anulimit të seancës së sotme gjyqësore për lëndët “Tanku”, tha se proceset gjyqësore ndaj tij janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.
Ai thotë se edhe javën e kaluar, edhe këtë javë ai çdo ditë pune është në gjykim me qëllim që sipas tij, të mos jetë i pranishëm në punën e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Na mbajnë çdo ditë në gjykata, që të mos jemi të pranishëm në Parlament”, tha Gruevski.
Ai shtoi se gjykata ka qasje të ndryshme për lëndët “TNT” dhe “Tanku” për ndryshimin e trupit gjykues. Ai gjithashtu u ankua se nuk i lejohet e drejta që të dorëzojë ankesë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë