Pasi gjatë ditës së djeshme u përhapën informacione jozyrtare se ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë dhe gjendet jashtë shtetit, MPB-ja këtë mëngjes ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Mbrëmë Policia e Maqedonisë disa herë ka tentuar ta gjejë Gruevskin në shtëpinë e tij dhe selinë e partisë, por pa sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski kërkohet nga policia për ta vuajtur dënimin prej 2 viteve burg, pasi u dënua në lëndën “Tanku” të PSP-së e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...