Me një letër drejtuar kryetarit të Komisionit paralmentar të Mbrojtjes dhe Çështjeve të Brendshme, 13 deputetë të partisë opozitare “Demokracia e Re” në Greqi kanë kërkuar një seancë me dyer të mbyllura të këtij komisioni, në mënyrë që të diskutohet ecuria e marrëdhënieve greko-shqiptare, e sidomos negociatat në zhvillim me Tiranën për paketën e problemeve, midis të cilave të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe përcaktimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive.
Dy javë më parë, për të njëjtën çështje është thirrur në interpelancë nga opozita konservatore edhe ministri i Jashtëm.
Siç theksohet në letër, “çështja është veçanërisht e ngutshme për shkak se, sipas informacioneve dhe deklaratat e dy ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushati, negociatat kanë arritur në një fazë kritike dhe marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë thuajse ka përfunduar”.
Opozita në Parlament kritikon ashpër kreun e diplomacisë greke, për shkak se ai nuk ka dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve shqiptaro-greke, si dhe tërësinë e çështjeve që përfshihen, duke e lënë të gjithë këtë proces – sipas saj, – në errësirë të plotë.
Konservatorët këmbëngulin se, edhe nga bisedimet me ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, qeveria “Tsipras” solli një marrëveshje të dëmshme për interesat e Greqisë, ndaj duhet paraprirë situata që të mos ketë një marrëveshje të dytë të tillë edhe me Shqipërinë.
Midis deputetëve që kanë nënshkruar letrën është edhe nënkryetari i “Demokracisë së Re”, Adonis Georgiadis, si dhe ish-kryetari i kësaj partie dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e fundit të konservatorëve, Evangelos Meimarakis./tch
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...