Tre ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 Korrikut, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takime me funksionarët lokal dhe qendror, anëtarët e kryesisë së degës si dhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit.
Shefi i Shtabit, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani, njoftuan zyrtarët e partisë mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Pos Jakupit dhe Hasanit, në mbledhjet e mbajtura në selinë në Gostivar, fjalë mbajtën edhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit, zonj, Arta Bilalli – Zendeli, zonj. Vjollca Latifi – Ademi dhe z. Hasim Deari. Tema kryesore ishte ideja mbi Kryeministrin e parë Shqiptar të nxitur nga lideri, z. Ali Ahmeti.
Edhe në këto mbledhje, Jakupi dhe Hasani u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje nga CoVid-19 gjatë gjithë aktiviteteve parazgjedhore.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...