Paketa e ofruar për pagat e gjyqtarëve dhe shtojcat e tjera të pagave duhet të pranohet duke pasur parasysh se ajo ofron zgjidhje sistematike të kësaj çështjeje, por duhet të sigurohen garanci formale të përshtatshme për përmbushjen e kësaj oferte, gjegjësisht marrëveshje, thonë nga Bordi i drejtorëve të shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHGJRM).
Nga Bordi Drejtues do t’i paraqesin Qeverisë propozimet për të formuar menjëherë një grup punues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe SHGJRM e cila do të fillojë hartimin e vendimeve ligjore për ndryshime dhe plotësimit të Ligjit për pagat e gjyqtarëve në pjesën e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe bazës për llogaritjen e pagave.
Ata kërkojnë pagesën e dy mbetjeve të shtesave të pagave për vitin 2016, me të cilën do tregohet gatishmërinë për zbatimin e paketës së masave.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...