Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore të Shkupit vërtetoi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.
“Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, njoftojnë nga gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi, së bashku me lëndën, sipas nenit 65 alinesë 5 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në sferën penale, menjëherë do të dorëzohen në Gjykatën e Lartë të RMV-së për procedurë të mëtejshme.
Njëherit, masa e paraburgimit kundër Tomor Morinës dhe që është caktuar me propozim të Prokurorisë vazhdon të vlejë deri në vendimin përfundimtar të Këshillit gjyqësor, përkatësisht deri në vendimin përfundimtar nga Gjykata e Lartë e RMV-së.
Ndryshe, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj gjatë ditë së djeshme e vizitoi Tomor Morinën në burgun e Shkupit dhe pas takimit në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkroi Tomor Morina së shpejti do të kthehet te familja e tij në Kosovë.
Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina më 25 korrik u arrestua në vendkalimin kufitar në Bllacë me fletarrest nga INTERPOL-i që e ka paraqitur Serbia. Autoritetet serbe kërkojnë që Morina të ekstradohet në Serbi.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s