Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale të Shkupit sot vendosi që të lirojë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij nga aktakuzat e Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me ndërtimet pa leje të vilave që kanë ndodhur në Zelenikovë për shkak se nuk bëhet fjalë për vepër penale.
Shpenzimet e gjykimit do t’i paguajë buxheti shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Speciale Publike kërkonte që Gjykata Penale e Shkupit t’i dënojë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan për ndërtimin ilegal të vilave dhe gjithashtu të konfiskohen këto ndërtime ilegale, përkatësisht vilat në komunën e Zelenikovës.
PSP e akuzonte se tashmë të pafajshmit Dragan Pavloviq-Latas së bashku me vëllezërit e tij edhe pse e kanë ditur se nuk kanë leje për ndërtim, kanë filluar të ndërtojnë duke shkelur kështu ligjin./Telegrafi/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...