Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për vendimin e shpalljes së referendumit, që u miratua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 30 korrik të këtij viti.
Për refuzimin e iniciativës votuan shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa për pranimin e iniciativës ishin dy gjykatës Elena Gosheva dhe Josif Josifovski.
Iniciativë për anulimin e vendimit për referendum dorëzuan disa parti politike dhe organizata qytetare, të cilat thonin se referendumi është shpallur në mënyrë jokushtetuese./Telegrafi/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...