Gjykata Themelore e Kumanovës ka shtyrë për tre muaj mbajtjen e burgut efektiv për të dënuarin Boban Iliç, i cili shtypi për vdekje Almirin 4 vjeçar. Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së avokatit të familjes Iliç, për të prolonguar mbajtjen e burgut për arsye familjare.
Edhe pse nga Prokuroria e Kumanovës janë ankuar ndaj këtij vendimi duke kërkuar që i dënuari në rastin “Almiri” të dërgohet prapa grilave që nga sot 1 mars në burgun Kshanje të Kumanovës.
Boban Iliç do të mbaj burg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur paraburgimi dhe burgu shtëpiak. Nga dënimi prej 4 vjetësh që Apeli i uli dënimin fillestar të Themelores prej 6 vjetësh, ai do të vuaj dënimin me një burg të llojit gjysmë të hapur, ku në hapësirat e njëjta do të mbajnë dënimin edhe familjarët e Almirit.
Gjithashtu, sot sipas kërkesës së prokurorisë në burgun e njëjtë duhet të paraqitet edhe Sedat Aliu për të mbajtur 6 muaj burg dhe Sami Demiri dhe Abdulla Aliu nga 9 muaj të dënuar për dhunë./Alsat/
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?