Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka qëndruar për vizitë zyrtare sot në Qipro, ku ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve në Universitetin e Qipros në Nikosia, kjo me ftesë të ministrit Konstantinos Kombos.
Gjuriq ka theksuar se dialogu me Prishtinën është sfidues, por se Serbia mbetet e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe demokratike.
Shefi i diplomacisë së Serbisë ka thënë sfida më e madhe e Serbisë është situata në Kosovë dhe se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës ka qenë një problem domethënës për Serbinë, gjë që ka ndikuar në gatishmërinë e Serbisë që të mos pajtohet në plotni me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron