Presidenti i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq beson se është koha për zgjedhje të reja dhe se Mali i Zi “të ketë një qeveri të përgjegjshme politikisht dhe kompetente”.
Gjukanoviq në Pljevlja, duke folur në ceremoninë e Këshillit Rinor të DPS-së në atë qytet, tha se kjo qeveri do të vazhdojë ta udhëheqë Malin e Zi duke ndërtuar një shtet civil, duke përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare dhe duke arritur sistemet evropiane të vlerave.
“Pra, është koha që Partia Demokratike e Socialistëve të jetë sërish në pushtet në Mal të Zi me partnerët e saj tradicional të koalicionit”, citohet të ketë thënë Gjukanoviq, përcjell Telegrafi.
Ai e quajti “eksperiment të vështirë” periudhën dyvjeçare pas zgjedhjeve parlamentare dhe vlerësoi se ato ishin vite të humbjeve të rënda në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Malit të Zi.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...