Përveç repartit të fëmijëve, së fundmi ka ndërprerë punën edhe reparti i urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.
Të dy repartet tashmë funksionojnë vetëm si ambulanca, për hospitalizim dhe ekzaminim, pas orës 20 dhe në fundjavë, pacientët më të vegjël dërgohen në Strugë, ndërsa ata me probleme urologjike ia dalin siç dinë.
Shpjegimi i administratës së spitalit është se reparti është mbyllur përkohësisht për shkak të mungesës së personelit.
“Ajo që thuhet se kemi mungesë të kuadrove profesionale, ne kemi gati dhjetë vite këtë staf profesional. Deri në muajin e nëntë kemi pasur treqind operacione, dhe më shumë se 4500 ekzaminime, dhe si ndodh që papritur nuk kemi staf profesional?”, deklaroi Risto Medaroski-urolog në spitalin e përgjithshëm Ohër.
Kirurgu Mirko Lekoski thotë se problemi i mungesës së kuadrove ndikon seriozisht në punë.
“Këtu jam në detyrë me gjysmë ekipi, dhe nëse më duhet të bëj operacionin më të thjeshtë, si zorrën qorre, duhet të mbledh ekip nga shtëpia, të thërras infermierë. Do të kemi gjithnjë e më pak specialistë, dhe disa prej tyre do të ikin, kush në spitalet private, ne të moshuarit do të dalim në pension dhe këtu do të jetë e vështirë”, tha Mirko Lekoski-kirurg.
Problem serioz kemi edhe në repartin e transfuziologjisë ku ka mbetur vetëm një specialist. Një pjesë e mjekëve e shohin zgjidhjen në ndërtimin e një spitali rajonal, që do të mbulonte Ohrin dhe Strugën, dhe do të bashkonte kapacitetet njerëzore./alsatm
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari