Ministria e Punëve të Brendshme informoi se katër pasagjerët e aeroplanit, i cili dje fluturoi nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa u rrëzua në afërsi të Majës Koka e Selanikut, kanë vdekur.
Pjesëtarët e MPB-së, dje rreth orës 19, i locuan mbetjet e aeroplanit në lokacion rreth pesë kilometra në veriperëndim të Kokës së Selanikut.
Në fatkeqësi jetën e humbën G.A.B. (1970), K.C.K.B. (1972), G.G.B. (2005) dhe B.G.B. (2000) të gjithë nga Republika e Bullgarisë.
Ministria e Punëve të Brendshme u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë qazetarëve të Republikës së Bullgarisë. Shërbimet e MPB-së, Institutit për Mjekësi ligjore dhe Komitetit për hetimin e fatkeqësive ajrore dhe incidente serioze janë duke bërë ekspertizë nën udhëheqjen e prokurorit publik./medial
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan