Gjashtë qytete pa asnjë rast me COVID-19 në Maqedoni

09:27 | 11 Qershor 2021

Statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për stabilizimin e pandemisë. Vetëm një person u regjistrua i vdekur dje, 18 të infektuar të ri nga 2,411 teste dhe 31 të shëruar. Në spitalet kanë mbetur edhe 121 të hospitalizuar, 48 prej tyre në kryeqytet dhe ka rreth 500 shtretër spitalor të zbrazët.

Në Shkup dje kishte tre pranime. Dy pacientë të pranuar kishte në kovid qendrën në SPQ “8 shtatori” dhe një në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë ditës së djeshme

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 823.776 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.487, numri i pacientëve të shëruar është 149.582, i të vdekurve është 5.468, ndërsa numri i rasteve aktive është 437.

Në pikat vaksinuese në shtet duke e përfshirë edhe ditën e djeshme kundër Kovid-19 janë vaksinuar gjithsej 252.537 qytetarë. Dje janë vaksinuar 9631, ndërsa dozën e parë e kanë marrë 1391. Deri tani janë aplikuar 420.821 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 168.284 qytetarë.

“Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në mbarë shtetin. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani për vaksinim përmes ueb platformës vaksinacija.mk kanë shprehur 446.195 qytetarë”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me shifrat e fundit, 48 për qind e popullatës mbi 70, 42 për qind më të moshuar se 65 vjet dhe 35 për qind mbi 60 vjet kanë pranuar të paktën një dozë vaksinë.

Vaksinimi zbatohet sipas planit nacional për imunizim. Vaksinohen personat më të moshuar, qytetarët të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb faqen vaksinacija.mk, si dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike.

Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete në shtet – në 1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, dhe sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe dje kumtoi se nga so do të shpërndahen 30,000 vaksina nga “Sinovak” të marra nga Turqia, ndërsa të hënën do të arrijë sasia e re e “Fajzerit”.

Deri në fund të javës pritet të mbërrijnë 500.000 vaksina të “Sinovak”.

“Me këto doza, do të vaksinohen të gjithë ata që janë në pritje dhe kështu numri i të vaksinuarve do të arrijë në 430,000, që është rreth një e treta e atyre që duhet të vaksinohen. Dhe kjo na jep të drejtën të themi se deri në fund të verës, rreth fillimit të shtatorit, rreth 60 për qind të vaksinohen, që është e mjaftueshme për të thënë se ekziston një shkallë e caktuar e imunitetit”, theksoi Filipçe./telegrafi//

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara