Por ish deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj e ka ironizuar videon e Ministrit Cakaj, duke vënë në dukje se 50 vite duket sikur janë fshirë nga historia, pasi në videon e postuar nga kryediplomati nuk përmendet askush komunizmi.
STATUSI:
Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tëitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.
Çudirat vazhdojnë…
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me #SHBA shënon një pikë kulmore për diplomacinë shqiptare. Lidhja e ?? & ?? bazohet mbi vlerat e lirisë & demokracisë duke i rezistuar çdo sfide të historisë. Sot, pas 97 viteve, marrëdhëniet tona gëzojnë statusin e Partneritetit Strategjik. pic.twitter.com/v8AScwxR3r
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) July 28, 2019
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...