Në librat shkollor të nxënësve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë të hasen gabime.
Një mësimdhënës ka shprehur shqetësim për librin e “Shoqërisë” për klasët e pesta ku janë evidentuar gabime edhe drejtëshkrimore, por edhe ilustrative, përcjellë INA.
Në njërën nga hartat e publikuara shihen gabime teknike ku flamuri i Kosovës është i shkruar se i takon Greqisë, ndërsa janë hasur edhe gabime të ndryshme drejtëshkrimore, lidhur me ku Serbia është shkruar si Serbija, ashtu edhe gabime tjera drejtëshkrimore.
Ministria e Arsimit thotë se po përkujdesen vazhdimisht për të evituar këto lëshime dhe gabime që janë bërë në të kaluarën. Pritet që deri në fund të nëntorit të kemi ligj të ri për tekstet shkollore me të gjitha risitë e propozuara dhe se ai do të hyjë në procedurë për miratim.

Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...