Bllokimi i mundshëm i anëtarësimit të Maqedonisë në BE, në samitin e qershorit mund të ketë pasoja për gjithë rajonin, paralajmëron ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.
“Nëse Greqia mban këtë qëndrim në samitin e qershorit, kjo do të ketë pasoja të rënda, jo vetëm për stabilitetin politik të Maqedonisë, por do ta prish edhe kredibilitetin e Komisionit Evropian dhe të BE-së, si dhe vullnetin e mirë të treguar nga Greqia”, thotë Fuere, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa për deklaratën e presidenti francez Emanuel Macron, për anëtarësimin e shteteve ballkanike në BE, Fuera tha se Macron nuk është kundër antarësimit të rajonit në BE.
Ai thotë që për shkak të progresit të bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit, do të ishte mirë që Greqia të lejojë fillimin e bisedimeve me BE-në, ndërsa negociatat të vazhdojnë më vonë./Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim