Dy rastet e para të epidemisë së fruthit janë regjistruar edhe në Gjevgjeli, konfirmoi epidemiologu Sashko Ollumçev, nga Qendra për Shëndet Publik në Gjevgjeli.
Ai tha se të prekurit janë fëmijë dhe menjëherë janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas mjekut Ollumçev, në territorin e Komunës së Gjevgjelisë janë regjistruar 163 fëmijë të pavaksinuar dhe prindërve të tyre u janë dërguar ftesa që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.
“Gjatë tre javëve të kaluar kemi vaksinuar 52 fëmijë dhe presim që deri në fund të muajit të vaksinohen të gjithë ata që nuk kanë pranuar vaksina kundër fruthit”, tha Ollumçev.
Ndryshe, sikur në qytetet tjera edhe në çerdhet e Gjevgjelisë nuk pranohen fëmijë të pavaksinuar, masë e cila pritet të vazhdojë edhe pas përfundimit të epidemisë.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë