Njëri nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Milan Knezeviq, njoftoi se partia e tyre do të zbulojë të hënën një platformë për tejkalimin e krizës politike. Ajo përfshin zgjedhjen e një qeverie të re.
Knezeviq i bëri thirrje liderit të URA-s që mos t’i bashkohet opozitës për ndryshime të reja në postin e kryeministrit, por edhe në iniciativa të tjera, raporton b92.
“Nuk është e vërtetë që FD-ja ka hequr dorë nga riformatimi i qeverisë. Përkundrazi, kolegu im Dritan Abazoviq e hodhi poshtë këtë mundësi, duke kërkuar ekskluzivisht që të jetë kryeministër dhe model i mbështetjes së minoriteteve”, tha Knezeviq.
Siç theksoi ai, kjo do të jetë oferta e fundit e Frontit Demokratik. “Ne nuk po kërcënojmë askënd, vetëm po themi se nuk do të lejojmë më poshtërimin e qytetarëve që votuan për ndryshime më 30 gusht 2020″, pohoi ai.
Kujtojmë se Milo GJukanoviq, presidenti malazez dhe kryetar i DPS-it pohoi se ka nisur një iniciativë për të ngritur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.
Ndryshe, Abazoviq ka deklaruar se nuk ka biseduar me Gjukanoviqin për formimin e një qeverie të pakicës.
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...