Vendimi i kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, që deklaratën në konferencën e përbashkët me Zoran Zaevin ta jep në gjuhën maqedonase, nuk ka mbetur pa vërejtur nga mediat greke.
Disa nga gazetat në Greqi, theksin në tekstet e tyre e kanë vendosur pikërisht në gjuhën maqedonase të kryetarit të Këshillit të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në tekstet e medieve greke, fjala maqedonase është vendosur në thonjëza, ose në vend të saj përdoret termi “gjuha sllavo-maqedonase”.
Ata shkruajnë se ky veprim i Donald Tusk vjen pikërisht në kohën kur gjuha dhe identiteti i qytetarëve të IRJM-së janë një nga pengesat në negociatat për emrin mes Shkupit dhe Athinës.
Tusk në deklaratën e tij mes tjerash tha se palët duhet ta zgjidhin vetë çështjen, me racionalitet dhe pa emocione, pasi receta nuk është në Bruksel.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...