Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot vërtetoi se shoferi i furgonit që erdhi nga Italia për në Maqedoni e ku udhëtare ishte gruaja me coronavirus si dhe personi që iku nga spitali i Shtipit janë negative.
“Ka një paciente që është paraqitur në mëngjes në Klinikën Infektive, ajo është izoluar, dhe është grua që ka udhëtuar nga rajoni kritik në Italinë veriore, ajo ka familje dhe shenja të infektimit respirator. Në Maqedoni ka hyrë më 26 shkurt, pa simptoma”, tha ministri Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se pacientja e parë me coronavirus është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka temperaturë.
“Sot në mëngjes bisedova me konsullin në Itali, s’ka shtetas tanë të sëmurë me coronavirus në Itali”, u shpreh Filipçe.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit