Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një konference për shtyp informoi qytetarët rreth gjendjes me coronavirusin në vend.
Ministri tha se personat e infektuar me coronavirus është në rritje. Sot deri në orën 12:00 janë konfirmuar edhe nëntë raste, me çka numri i të infektuarve është rritur në 85.
Sa i përket gjendjes së pacientëve me coronaviurs, ato janë në gjendje stabile, përveç gruas nga Dibra e cila vazhdon të jetë në respirator.
Ministria Filipçe informoi se prej sot do të mbajë vetëm një konferencë për shtyp në ditë, ku do të jepen informacione për gjendjen me coronavirus në vend.
Filipçe tha se Komisioni për Sëmundje Infektive ka zhvilluar masa të reja shtesë, për t’i bërë qytetarët më respektues ndaj masave tashmë në fuqi.
Ai shtoi se masat shtesë duhet të miratohen në një seancë qeveritare në orën 18:00.
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...