Për shkak se nuk respektohet mbajtja e maskave, ministri Venko Filimpce i ka propozuar Qeverisë që dënimi për mosmbajtje të maskave të fillojë ditën e hënë apo të martën.
“Ministria e Shëndetësisë propozoi që dënimi për mosmbajtje të fillojë nesër apo të martën. Kjo masë duhet të respektohet. Pajisjet mbrojtëse duhet të përdoret në hapësira të mbyllura dhe në hapësira të hapura ku nuk mund të sigurohet largesa fizike”, tha ministri Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ka vërejtur edhe persona të cilët maskat po i mbajnë në duar dhe nuk kanë mbuluar fytyrën. Filipçe pret që kjo masë të japë rezultate ashti si masat tjera në mënyrë që të parandalohet infektimi i personave.
Ndryshe, obligimin për mbajtjen e maskave Qeveria e miratoi më 22 prill dhe hyrë në fuqi ditën e ardhshme. Nga Qeveria thanë se deri më 30 prill ata që nuk do të kenë maska do t’u tërhiqet vërejtja ndërsa dënimi është dashur të fillojë nga 1 maji. Për shkak të mosrespektimi të kësaj mase, Filipçe tashmë ka kërkuar që dënimi të fillojë katër ditë më herët.
Dënimi është 20 euro në kundërvlerë të denarit, kurse firmat janë të obliguara që të sigurojnë pajisje për të punësuarit.
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...