Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë thotë se pas përfundimit të rikonstruimit qeveritar, ai do t’i kthehet profesionit të tij si mjek në Klinikën e Neurokirurgjisë.
“Ishte një përvojë e madhe, por mjaft më me politikë. Kthehem në profesion tim si neurokirurg në Qendrën Klinike”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në pyetjen e TV24 nëse mendon për ndonjë vend ambasadori ose angazhim tjetër në politikë, ai tha se një gjë e tillë nuk është në opsion.
Sipas tij, më shumë mund të kontribuojë në shëndetësi përmes profesionit të tij.
Kujtojmë se Venko Filipçe u zgjodh si ministër në vitin 2017 pas largimit nga pozita e Arben Taravarit, ndërsa ai ishte ministër në kohën kur vendin dhe botën e kaploi pandemia me COVID-19. Pas tragjedisë në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, ai ofroi dorëheqje, por nuk u pranua nga qeveria.
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...