Në debatin për raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Tanja Fajon, vlerësoi se veto e Bullgarisë për negociatat me Maqedoninë e Veriut, është e papërgjegjshme.
Ajo tha se veprimi i njëanshëm nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret për anëtarësimin në BE.
“Bullgaria duhet të tërhiqet nga veto e saj, pasi kriza që e shkakton do ta rrezikojë procesin e zgjerimit për vendet tjera të rajonit”, tha Fajon, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndërsa para saj, deputeti bullgar Andrej Kovaçev tha se në Maqedoninë e Veriut shkelet e drejta për liri të shprehjes ndaj maqedonasve me prejardhje bullgare dhe se bashkësia bullgare në RMV ka qenë shumicë para se Tito të vijë në pushtet.
Ai theksoi se rasti me këngëtarin e zgjedhur për në Eurovizion, është dëshmi se si bullgarët në Maqedoni, janë vazhdimisht cak i sulmeve.
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...