Në seancën e nesërme për rastin ‘Haraçi’ do të dëshmojë prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është zëvendësuesja e Janevës në PSP.
Në rastin ‘Haraçi’, i dyshuar i parë është Bojan Jovanovski, i cili dyshohet për larje parash dhe për ndikim të paligjshëm ndërsa Janeva akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I akuzuari i tretë është Zoran Milevski, i cili që në seancën e parë e pranoi fajin për veprën dhe morri tre vite burg.
Prokurorja Josifovska nesër do të dëshmojë për atë se si Jaenva ka trajtuar rastin ‘Perandoria’ ku në mesin e të akuzuarve është edhe dëshmitari në rast, Orce Kamçev.
Përveç tij, deri tani kanë dëshmuar edhe bashkëshortja e tij, Ana Kamçev por edhe biznesmenë të tjerë.
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...