Amendamentet me të cilat do të alokohen mjete për dy projekte të infrastrukturës lokale, janë pranuar nga Ministria e Financave në diskutimin e djeshëm në komision për rishikimin e buxhetit, në të cilën ka marrë pjesë edhe zv.ministrja e Financave, Shiret Elezi.
Bëhet fjalë për dy amendamente, njëri i propozuar nga deputetët e shumicës, e tjetri nga opozita, në të cilët thuhet se rreth 40 milionë denarë duhet të dedikohen për ndërtimin e rrugëve lokale dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv.ministrja Elezi tha se rishikimi i buxhetit është proces demokratik dhe përmes dialogut konstruktiv do të sillen zgjedhjet më të mira për qytetarët.
Përndryshe, nga qeveria thonë se me rishikimin e buxhetit do të ndahen fonde për projekte që janë me interes si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë, siç është masa për subvencionimin e rritjes së pagave të sektorit privat, fondet shtesë për masat aktive të punësimit, fondet shtesë për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, për bujqësi dhe projekte të tjera.
Në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet po vazhdon debati për rishikimin e buxhetit.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...