Zv.ministrja e Financave Shiret Elezi, sot deklaroi se 70 milionë euro do të ndahen për 80 komuna për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve lokale si dhe infrastrukturës tjetër rrugore.
Ajo theksoi se me këtë ndihmë të drejtpërdrejtë, qeveria do të mundësojë që të gjitha komunat të përfitojnë mundësinë për të marrë nga 500 mijë deri në 2 milionë euro, në varësi të projektit me të cilin aplikojnë.
“Nëpërmjet Projektit të Përmirësimit të Shërbimeve Komunale të zbatuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore, ne ofrojmë dokumente projektimi për komunat për ndërtimin e 3 km rrugë lokale. Dokumentacioni i projektit është financuar nga një grant prej 1.1 milion euro përmes MSIP dhe ky grant do të sigurojë dokumentacionin e projektimit për 78 komuna, përkatësisht të gjitha komunat që kanë kërkuar atë. Deri më tani, dokumentacioni i projektimit është përgatitur për më shumë se gjysmën e komunave, pra për 45 komuna dhe deri në fund të muajit Mars të gjithë komunave do t’iu dorëzohen dokumentet e projektimit”, tha Elezi.
Ajo shtoi se secila qindarkë e investuar në infrastrukturë është kthyer në katërfish: promovohet transporti, tregtia, turizmi dhe në të njëjtën kohë sigurohen kushte më të mira jetese për qytetarët.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka krijuar tashmë një njësi për zbatimin e projektit, ku komunat mund të paraqesin projektet.
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri