Eksplozivë me “fuqi shkatërruese” u gjetën pranë tubacionit Turkstream në Serbi që transporton gaz natyror rus në Hungari dhe më gjerë, thanë të dielën udhëheqësit e të dy vendeve.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i tha atij se eksplozivë ishin gjetur pranë tubacionit, i cili transporton gazin rus përmes Ballkanit në Evropën Qendrore dhe Lindore.
“Njësitë tona gjetën një eksploziv me fuqi shkatërruese”, tha Vuçiq, një aleat i ngushtë i Orbanit, në një postim në Instagram. “I thashë kryeministrit Orban se do ta mbanim të informuar mbi hetimin.” Vuçiq ka shtuar se hetimi në vendngjarje është ende duke vazhduar ku ka gjurmë dhe informacione të caktuara të inteligjencës, por se nuk dëshiron t’i diskutoj ato sepse mund të jenë edhe pista të rreme.
Orban, i cili zhvilloi një telefonatë me Vuçiqin, ka thënë në një postim në Facebook se kishte thirrur një takim të jashtëzakonshëm të këshillit të mbrojtjes të dielën.
Incidenti vjen një javë para zgjedhjeve vendimtare më 12 prill në Hungari, ku nacionalisti Orban lufton për të mbajtur pushtetin e tij prej më shumë se 16 vitesh, me partinë e tij që është pas partisë opozitare Tisza në sondazhe.
Në shkurt, Orban kishte rritur sigurinë rreth infrastrukturës energjetike në vend. Ai i ka rritur rreziqet në zgjedhje duke thënë se ishte një zgjedhje mes luftës dhe paqes.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...