Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar një ofertë nga vendet aleate për të siguruar ekspertë të huaj për të hetuar shpërthimet dhe zjarret.
Këtë e bëjnë të ditur nga ekzekutivi pas mbledhjes së jashtëzakonshme. Ajo vendosi të pranojë ofertën e disa aleatëve të NATO-s për të dërguar në vend ekspertë të nivelit më të lartë të ekspertizës në hetimet e zjarreve që të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve të zjarrit në qendrën modulare të COVID-19 në spitalin në Tetovë.
“Në këtë drejtim, Qeveria miratoi një përfundim me një rekomandim që ekipet e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë në procedurat hetimore. Qeveria udhëzoi institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, në mënyrë që ajo të ofrohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, thonë nga Qeveria.
Sot, nesër dhe pasnesër (e enjte, e premte dhe e shtunë) është shpallur ditë zie dhe gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë Veriore do të ngrihet në gjysmështizë./Alsat-M/
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë