“Vlerësoj se pas dakordimit për formimin e Qeverisë, kushdo që merrë pjesë në koalicion, duhet të përqëndrohet në fushën e zhvillimit ekonomik”, kështu vlerëson për Gazeta Express politikologu Xhenis Sulimani.
Sipas tij ky vend po vuan nga ngecja në aspektin ekonomik.
“Anketat e fundit tregojnë se qytetarët në numër më të madh si problem kyç ngrejnë çështjen ekonomike. Kriza politike ka devijuar interesin e elitës politike që të merren me projekte ekonomike. Numri i madh i të rinjve të ikur nga vendi e bën aktivizimin e politikanëve në sektorin ekonomik urgjent dhe të pashmangshëm”, thekson Sulimani.
Ai thotë se prioritet i secilës parti politike duhet të jetë ekonomia.
“Projektet ekonomike duhet të jenë imediate dhe konkrete. Populli i thjesht është lodhur nga populizmi, nacionalizmi dhe tema të cilat ngrejnë politikanët për të ikur nga prapambeturia e tyre në zhvillimin ekonomik”, konsideron Sulimani.
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...