Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbështesë Rezolutën për linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë, por vetëm nëse përdoret emri kushtetues.
Bujar Osmani thotë se një Rezolutë që nuk ka emrin kushtetues, në ka edhe formë juridike, ndërsa më herët kryeministri Zoran Zaev kushtëzoi mbështetjen ndaj rezolutës me përdorim të emrit kushtetues.
“Nuk them se Rezoluta do të mund të bëjë dëm, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe për këtë shkak si ministër kërkoj të kemi vëmendje. Qëndrimet që ndodhen në atë rezolutë janë qëndrime që MPJ dhe Qeveria i kanë si qëndrim në strategjinë e tyre. Por, e rëndësishme është që Kuvendi të ketë konsensus dhe të mos hapen tema shtesë që mund ta dëmtojnë procesin”, tha Osmani.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në foltoren e kuvendit tha se Rezoluta e propozuar e OBRM-PDUKM-së është pranuar në kuvend dhe se materialet do të dërgohen te deputetët./Telegrafi/
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...