40 kadetë nga klasa e 24 e Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostoloski” në Shkup sot e kanë dhënë betimin.
“Betohem se do ta mbroj lirinë, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të RMV-së”, thanë mes tjerash në betimin solemn kadetët, të cilët do ta fillojnë arsimin ushtarak, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, u tha të ecin përpara dhe të mos e shuajnë etjen për dije.
Çdo sekondë të kaluar në këtë Akademi, u tha Sheqerinska 25 kadetëve nga Maqedonia e Veriut, tetë nga Mali i Zi, gjashtë nga BeH-ja dhe një nga Kosova, ta shfrytëzojnë si të jenë oficer më të mirë, sepse ai përkushtim është përbërje për çdo karrierë të suksesshme.
Ajo theksoi se në klasën e re të 24-të tani më shihen rezultatet lidhur me Rezolutën që ka të bëjë me gratë, paqen dhe sigurinë, ndërsa ajo është barazia gjinore dhe perspektiva. Sivjet arsimin ushtarak e fillojnë 18 gra dhe 22 burra, ndërsa të gjithë ata janë të parat në arsimin ushtarak si vend anëtar i Aleancës dhe janë të barabartë nga të gjitha institucionet e larta arsimore të Aleatëve.
Në aktin e parë të oficerëve, toger, u promovuan 27 kadetë nga klasa e 20-të të cilët e përfundojnë arsimin e tyre ushtarak në Akademi. Prej tyre, 19 janë nga Maqedonia e Veriut, tre nga Mali i Zi, katër nga Bosnje e Hercegovina dhe një nga Kosova./Telegrafi/
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...