Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se testet ishin negative për dy shtetasit e huaj, një qytetar nga Singapori dhe tjetri nga Australia, të cilët ishin të dyshuar se ishin të infektuar me coronavirus.
Shtetasit e huaj kanë qëndruar në Shkup që nga 28 shkurti.
“Sot, me kërkesë nga hoteli, epidemiologët nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup morën mostrat e pacientëve për testim në dhomën e tyre të hotelit, ku ata u mbajtën deri sa të dilnin rezultatet.
Ato sot do të dërgohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe kushteve febrile për një trajtim të përshtatshëm diagnostik”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Më herët në një hotel në qendër të Shkupit u ndaluan hyrjet dhe daljet për shkak dyshimit të dy personave me coronavirus.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...