Dy gra nga Shtipi janë të infektuara me llojin britanik të coronavirusit.
Një grua nga Shtipi e moshës 70 vjeçe është pacientja e parë me llojin britanik të coronavirusit në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Shtip.
Udhëheqësja e Qendrës Covide, Diana Shishkova, për AIM-në tha se pacientja ka pamje klinike të moderuar dhe menjëherë pasi u informua nga Qendra për Shëndet Publik, ajo u izolua në një dhomë tjetër. Pacientja në këtë repart ka marrë trajtim për pesë ditë dhe po merr mbështetje për oksigjen.
ISHP nga Shtipi thotë se dje ata u informuan për rastin e dytë me llojin britanik të coronavirusit në qytet.
Prania e llojit të ri britanik të coronavirusit është konfirmuar edhe në 25 qytetarë të Ohrit.
Me këtë lloj të virusit ka disa të infektuar në të gjithë territorin e Maqedonisë./telegrafi
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...