Shkatërrohen në Itali dy banda shqiptare, rivale me njëra tjetrën. Goditja u bë nga policia e shtetit fqinj, në provincën e Modenas.
Bëhet fjalë për dy grupe të cilat përmes aktivitetit të drogës dhe prostitucionit, kishin fitim prej mbi 180 mijë euro në muaj.
Rezulton se dy bandat ishin rivale me njëra tjetrën, madje një vit më parë ishin përplasur edhe me armë.
Po ashtu rezulton se grupet shfrytëzonin për prostitucion, rreth 20 vajza nga vendet e Europës Lindore.
Detajet e operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, nuk bëhen ende me dije teksa pritet një konferencë për mediat./indeksonline/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...