Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton që gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme të ketë rritje të nivelit të ujërave, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë orës së mbrëmjes.
“Sipas sasive të pritshme të sedimenteve të ujit, dukuria e borës dhe intensiteti i mesatar i reshjeve nuk priten të shkaktojnë vërshime, kështu që nuk pritet të ketë derdhje të lumenjve nga shtretërit, me përjashtim të disa rrjedhave të vogla ku ka shtretër të parregulluar”, thonë nga DPHM.
Përndryshe, pritet që reshjet e shiut dhe borës në vendet më të larta malore të ketë edhe ditën e hënë./Telegrafi/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...