Bashkimi Evropian reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit të Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin, ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’.
“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, u shpreh pas kësaj ngjarje zëdhënësi i BE, Peter Stano.
Presidenti Milorad Dodik akordoi më 8 janar çmimin për homologun Putin me motivacionin për kujdesin patriotik dhe dashurinë për Republikën Sërpska.
Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës./A2
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...