Marsh protestues nën organizimin e më shumë sindikatave do të mbahet sot në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 maji.
Marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar, ndërprerja e praktikës së marrëveshjeve në kohë të pacaktuar më shumë se një vit, e shtuna dhe e diela të jenë ditë të pushimit javor, 12 muaj pushim të lehonisë, paga minimale të jetë së paku 13.800 denarë, janë disa nga kërkesat që e pjesëmarrësve nga marshi sindikal, që organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Marshi do të nisë në orën 11:00 para objektit të LSM-së ku do të vazhdojë para Kuvendit për të përfunduar para Qeverisë ku edhe do të lexohet manifesti i një majit, me çka do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjithë çështjeve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe marrëveshja e përgjithshme kolektive. Këtë vit marshi është me moton “S’mund të vendoset për ne, pa neve”.
Pjesëmarrësit e marshit sindikal secilën vit nën organizimin e LSM së për Ditën ndërkombëtare të punës kërkojnë rritje të pagave, regres për pushim vjetor për të gjithë, ndalesë për rritjen e kufirit të pensionimit, vende pune të shëndetshme dhe të sigurta. Do të ketë edhe apel për ndërprerjen e diskriminimit dhe mobingut dhe avancim të marrëveshjeve kolektive, përcjell telegrafi maqedoni
“Me propozim të LSDM-së është hapur Ligji i marrëdhënieve të punës dhe mund të them se 70 për qind e anëtarëve janë pajtuar me partnerët tanë Organizata e punëdhënësve dhe Qeveria. Është hapur edhe marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat, por këtu jam pesimist. Megjithatë, besoj se do të gjejmë kuptim dhe do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje”, tha kryetari i LSM-së Darko Dimovski.
Nga LSM ju bëjnë thirrje qytetarëve dhe sindikatave tjera të marrin pjesë në marshin e përbashkët dhe të luftojnë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.
LSM disa vjet më herë, duke filluar nga viti 2010 shënonte Ditën ndërkombëtare të punës me fushata në fusha të caktuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorit dhe si rezultat i kësaj u nisën dhe miratuan disa zgjidhje ligjore siç është Ligji për mobing, ndryshimet në Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe për herë të parë që nga pavarësia e vendit, Ligji për pagën minimale.
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...