Një grup prej 10 qytetarësh nga Afganistani të cilët përkohësisht ishin në Maqedoni të Veriut, mbrëmë nga Aeroporti i Shkupit nisën për në Francë.
Emigrantët të cilët më herët kishin punuar për institucionet demokratike afgane dhe organizatat ndërkombëtare në Afganistan, ndodheshin përkohësisht në Maqedoni deri në sigurimin e vizës.
Maqedonia e Veriut merr pjesë në misionin humanitar dhe deri tani ka strehuar 484 afganë, të punësuar, gra dhe fëmijë nga familjet e punësuara në misionet humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë për të drejtat e njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë.
Gjatë periudhës që qëndrojnë në Maqedoni, atyre u sigurohet akomodim në Shkup, mbrojtje shëndetësore, mbështetje psikologjike, ndërsa shpenzimet janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën