Kryetari i Komisionit kuvendar për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski, është decid se vetëm Kuvendi është kompetent për zgjedhjen e zëvendësuesit të Katica Janevës, e cila mbrëmë u paraburgos për 30 ditë.
Dimovski thotë se edhe zgjedhja edhe shkarkimi në PSP është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të bëhet me ndonjë ligj tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Procedura është e rreptë, pasi edhe institucioni është i rëndësishëm. Në të dy procedurat (emërim dhe shkarkim) Kuvendi dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime nuk mund të anashkalohen, gjegjësisht as të shkarkojë në PSP, e as të emërojë ushtrues të detyrës”, thotë Dimovski.
Ai më tej thotë se vendimin përfundimtar për emërime dhe shkarkime në PSP e ka Kuvendi dhe sipas tij, çdo gjë jashtë tij është joligjore.
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...