Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përmes një postimi në rrjetin Twitter ka reaguar për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia.
Ai shkruan se dëbimi i diplomatit rus mes tjerash është bërë edhe për mbrojtje të interesave të sigurisë së shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot i lajmëruan autoritetet ruse për vendimin tonë për dëbimin e një diplomati rus, në kuadër të konsultimeve me partnerët dhe aleatët tanë, në solidaritet me Britaninë e Madhe, si dhe t’i mbrojmë interesat e sigurisë të Maqedonisë”, ka shkruar Dimitrov.
Pas vendimit të Maqedonisë që të dëbohet diplomati rus, ka reaguar edhe Ambasada e Rusisë në Maqedoni. Ata theksuan se pasojat e këtij veprimi do t’i ketë vetë shteti i Maqedonisë.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...