Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp në lidhje me deklaratën e ministres Ana Paula Zacarias tha se është deklaratë aksidentale.
“Dje personalisht unë, MPJ dhe ministri Osmani kishim shumë kontakte në Lisbonë, me përfaqësues të Portugalisë. Thamë se kjo është papërgjegjshmëri”, tha Dimitrov.
Ai tha se u është thënë se deklarata nuk pasqyron qëndrimin e Lisbonës zyrtare dhe se Portugalia mbetet në propozimin zyrtar.
“Atje na thanë se pse në fakt bisedojmë për këtë, për shkak se në Propozim-kornizën negociuese që doli nga KE në një paragraf thuhet se do të jetë i gjithë legjislacioni për të cilën bisedohet është përkthyer në gjuhë maqedonase dhe se vendi ka mjaftueshëm përkthyes”, tha Dimitrov./Telegrafi/
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...
Në orën 11:30, Presidentja Osmani takon ministren e Jashtme ...