Ministri për Punë të Jashtme i Republiksë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim zyrtar në Dukatin e Madh të Luksemburgut, në kuadër të së cilës realizoi takim me ministrin për Punë të Jashtme dhe Punë Evropine, Zhan Aselborn, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ministrat u shprehën të kënaqur me përpjekjet e ndërsjellë për intensifikimin e dialogut politik në muajt e fundit, duke rezultuar në dy vizita pune në ministrit e Jashtme, të Republikës së Maqedonisë dhe Luksemburgut. në të dy drejtimet. U shkëmbyen mendimet për kapacitetet dhe interesat e përbashkët me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Luksemburgut.
Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov u takua gjithashtu me Kryetarin e Kuvendit të Luksemburgut, Mars Di Bartolomeo dhe anëtarët e Komisionit Kuvendar për çështjet e Jashtme dhe Evropiane, mbrojtjes, bashkëpunimit dhe migracionit, ndërsa në Odën e Ekonomike në Luksemburg, u paraqitën mundësitë kompanive të interesuara për të investuar në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...