Jemi të fokusuar që të bindim të gjithë të përfshirët dhe fqinjin, Greqinë, se është më mirë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, por edhe për të gjithë fqinjët, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas mbarimit të konferencës së shtypit në kuadër të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor, citon Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se a ka plan B, nëse nuk gjendet zgjidhje ndaj kërkesave greke, Dimitrov tha se duhet të përqendrohemi në planin A.
“Mendojë se për t’i rritur mundësitë për sukses duhet të mendojmë dhe të jemi të përqendruar në planin A”, theksoi Dimitrov. /Telegrafi/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...