Shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, ka arritur sot në Ohër ku nesër do të realizojë takim zyrtare me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov.
Sot pasdite Kotzias dhe Dimitrov kanë darkuar së bashku në një nga restorantet e Ohrit dhe kanë realizuar një takim joformal, ndërsa pritet që pas negociatave të ecet një hap përpara në kontestin e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kotzias në aeroportin e Ohrit u prit nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa i pranishëm nuk ishte Nikolla Dimitrov.
Ky është takimi i tretë mes dy ministrave brenda një muaji, kur dihet që Kotzias para disa ditëve zbriti në aeroportin e Shkupit, ndërsa takimi i fundit ishte ai në Vjenë më 30 mars.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...