Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë. Madje, po organizon edhe kampe ku po trajnohen për përdorimin e armëve, njofton Klan Kosova.
E siç raporton klankosova, vështirë se ndonjëri nga ta ka mbushur 18 vjet.
Por pavarësisht kësaj, këta fëmijë dhe të rinj po mësohen se si të luftohet.
Diku në malet e Zlatiborit në Serbi ata mësojnë se si bëhen aksione dhe beteja të armatosura, e se kush është armiku i tyre nuk dihet. Por rregullat e trajnimit fushor janë strikte.
Bëhet fjalë për 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e ushtrimit të thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.
Atyre u doli në ndihmë komuna e Zlatiborit ndërsa u tha se inspirimi iu erdhi nga rusët.
Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyre të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.
Ushtrimi kundërthënës do të vazhdojë deri në 18 gusht e autoritetet e sigurisë në Beograd nuk e kanë komentuar fare ngjarjen e Zlatiborit.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...