Dezinfektim dhe pastrim i përgjithshëm në shkollat e Tetovës

15:15 | 29 Shkurt 2020
A Z

Po ndërmerren aktivitete intensive dhe masa parandaluese në shkollat dhe çerdhet e Tetovës me qëllim që të ulet rreziku nga gripi sezonal dhe nga virusi i ri corona.

“Gjatë fundjavës kryejmë pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektimi. Përveç këtyre masave në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore gjatë javës do të nisim edhe me ligjërata për nxënësit”, thotë Ahmet Qazzii, udhëheqës i sektorit.

Sipas tij, qëllimi është që të njoftohen nxënësit se si të mbrohen dhe si të veprojnë për të parandaluar sëmundjet e viruseve, posaçërisht coronavirusi.

Në Tetovë ka gjashtë shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale