Ish-presidenti, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar raste penale dhe civile në Gjykatat në Kosovë, Shqipëri, Libi etj, ndaj “një njeriu që i ka besuar” për 20 vite, siç thotë ai.
Pacolli konstaton se “pabesia është një akt i shëmtuar që nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar”.
“Ndërkohë që çdo ditë po dalin faktet e reja , kjo pabesi nuk ishte ndalur vetëm te mashtrimet apo falsifikimi i dokumenteve, por përfshinte edhe tentativa poshtërimi, vjedhje, përbuzje të sofres, gënjeshtra dhe shumë veprime të tjera të ulëta. As këto nuk i kishin mjaftuar. Ai duke mos pas fytyrë të përballët mẽ atë që kishte bërë, kishte vazhduar më tej, duke tentuar të rrënoj gjithçka që kam ndërtuar gjatë gjithë kohës së punës time , respektin ndaj njerëzve, moralin dhe pronën”, shprehet Pacolli në Facebook-un e tij.
Ai shton se “faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi – aty ku janë konsumuar”.
Pacolli paralajmëron se “këto veprime të rënda” do t’i përmbledhë në një libër.
“sa kam filluar t’i përmbledh faktet edhe në një libër, të cilin do ta promovoj gjerë e gjatë”, shkruan ai.
Në fund, Pacolli këshillon që “për ata që mund të gjenden në një situatë të ngjashme me timen: besimi te njerëzit, sidomos te bashkëpunëtorët, është normal, por kontrolli është i domosdoshëm”
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...